Polonia pro Transgjinorëve

Transgender Europe përgëzon Poloninë për politikë e saj të suksesshme

Më 10 Tetor është mësuar se Anna Grodzka, presidente e TGEU anëtare e organizatës Trans-Fuzja është bërë gruaja e parë transeksuale e cila është zgjedhur si deputete në parlamentin polak. 

Grodzka, e cila ka punuar për çështjet e komunitetit transgjinor dhe interseksual për më shumë se katër vjet, ishte kandidate e Lëvizjes Palokot, një parti e re politika e cila ka dalë me ide progresive, veçanërisht për çështjet LGBTQI gjatë zgjedhjeve. 
“Ky është një hap përpara i pabesueshëm për Poloninë”, tha Viktor Dinarski, koordinator i Grupit të punës pranë TGEU CEE. “Ne ishim të vetëdijshëm për faktin se vendimi i Anës për tu bërë kandidate do të sillte shumë diskutime mbi çështjet e transeksualëve në politikën polake por ne nuk e kishim ëndërruar kurrë arritjen e një suksesi të tillë.” 

TGEU e përshendeti Poloninë, dhe shpreson se një figurë publikë transeksuale si Ana do të rrisë vizibilitetin e individëve transgjinorë dhe interseksualë në Poloni sidomos në lidhje me çështjet me të cilat ata përballen. Aktualisht, shumë individë trasngjinorë dhe interseksualë ne vend ndihen të pasigurt dhe besojnë se fjala e tyre bie në vesh të shurdhët. Një përmirësim i rëndësishëm do ishte një ligj që rregullon njohjen e ndryshimit të emrit dhe gjinisë. Aktualisht kjo është e pa parashikuar në ligj. 

Komisioneri për të Drejtat e Njeriut, Thomas Hammarbergi identifikoi Poloninë si një nga vendet i cili nuk siguron mekanizma “të shpejtë, transparentë dhe të arritshëm të rekomanduara nga Këshilli i Ministrave.” Hammarberg kërkoi që shtetet anëtare të Këshillit të Europës të përmbushin detyrimin e tyre për të siguruar të njohjen lidhore gjinore, siç përcaktohet në mënyrë të përsëritur nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe Gjykatës Europiane të Drejtësisë. 

“Polonia ka injoruar të drejtat e qytetarëve të saj transeksualë për një kohë të gjatë. është koha që më në fund të diskutohet futja e një ligji për njohjen gjinore. Ne jemi oprimistë se suksesi i Grodzkas do të motivojë më shumë vende në rajonin e Europës Qëndrore dhe Lindore për të vënë në dukje ekzistencën e personave transgjinore dhe interseksualë dhe të drejtat e tyre” tha zv. drejtori i TGEU, Riçard Kohler.

Link: http://www.tgeu.org/PR_TGEU_congratulates_first_Polish_trans_Member_of_Parliament

 

Mbështetësit Dhe Partnerët