Qeveria suedeze nuk heq sterilizimin e detyruar për personat transgjinorë

16 Janar 2011

Anëtare të Parlamentit të Suedisë, deklaruan gjatë javës së shkuar se nuk do të kërkojnë heqjen e kërkesës për sterilizim të personave transgjinorë të cilët duan pranimin ligjor të gjinisë së tyre. Anëtarë të Parlamentit Europian i kërkuan Suedisë të implementojë këto ndryshime.

Aktualisht, Suedia kërkon që personat transgjinorë të kalojnë në proçes sterilizimi përpara se gjinia e tyre të njihet zyrtarisht. Komisioneri Europian për të Drejtat e Njeriut argumentoi se ky është një trajtim degratues që shkel të drejtën e dinjitetit dhe integritetin fizik. Sterilizimi i detyruar shkel Nenin 3 të Statutin e BE-së për të Drejtat Themelore, i cili mbron të drejtën e integritetit fizik. Parlamenti Europian i ka kërkuar Organizatës Botërore të Shëndetësisë të ndalë klasifikimin e personave transgjinorë si të sëmurë mendorë. Vende të tjera europiane si Austria, Gjermania, Portugalia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar prej pak kohësh i kanë dhënë fund sterilizimit të detyruar dhe pritet që së shpejti këtij grupi ti bashkohet edhe Hollanda. Më herët Suedia kishte kërkuar të drejta pozitive të njeriut dhe politika për personat transgjinorë brenda Bashkimit Europian, Këshillit të Europës dhe Kombeve të Bashkuara.

Eurodeputeti spanjoll, Raul Romeva i Rueda e komentoi situatën duke thënë se “Vendimi i qeverisë suedeze është befasues: sterilizimi i detyruar për personat transgjinorë është një proçes jo-human përgjatë të gjithë spektrit politik. është një akt barbar, i vjetër dhe krejtësisht i panevojshëm – pa harruar se shkon kundër angazhimeve të Suedisë në fushën e të drejtave të njeriut. Ndërsa Europarlamentarja finlandeze Sirpa Pietikainen, shtoi se “Qeveria e Z. Reinfeldt duhet të mos harrojë se dinjiteti dhe integriteti i një njeriu janë vlerat themelore të Kristian Demokratëve. Për personat transgjinorë, kjo do të thotë të jenë të lirë të bëjnë ndryshimet që duan, as më shumë e as më pak. Kjo nuk ka të bëjë me të drejtat e personave LGBT, por me të drejtat e njeriut, torturën dhe trajtimin mizor, jonjerëzor dhe degradues.”

Bruno Selun
Sekretar pranë Grupit të të Drejtave LGBT në Parlamentin Europian

Klikoni këtu për të shkuar tek burimi i lajmit: Grupi i të Drejtave LGBT në Parlamentin Europian

 

Mbështetësit Dhe Partnerët