Shqip
English
Rrethprerja vs HIV
- Feb 12, 2010
- Ambasada Pink
Autoritetet e Afrikës së Jugut janë shprehur që kanë qënë të mbytur nga kërkesat për rrethprerje nga ana e të burgosurve, në këtë mënyrë luftojnë përhapjen e shpejtë dhe alarmante të virusit HIV. “Ne kemi shumë kërkesa, më shumë nga se kemi mundësi të përballojmë” u shpreh Ministri i Shëndetësisë Dhlomo Sibongiseni për BBC.
Disa studime pretendojnë se rrethprerja ndihmon burrat të zvogëluar shanset e kontraktimit të HIV-it, dhe disa grupe që merren me të drejtat e të burgosurve mbështesin kërkesën e atyre që ndodhen në burg qe t'i nënshtrohet procedurës së operacionit.
Organizata për të drejtat e njeritu La Prisoners tha për BBC se e ka mirëpritur lajmin e kësaj zgjedhje, sepse kjo do të thotë qe të burgosurit janë të informuar mirë.
"Kjo mund të ndihmojë në luftën kundër përhapjes së HIV / AIDS që me sa duket po përhapet si flakë e tërbuar në burgjet e Afrikës së Jugut," tha Artë Miles Bhudu, zëdhënësi i PHRO.
Më shumë se 10.000 persona janë rrethprerë prej fillimit të programit në fund të prillit të shkuar.
Në shtetin më në jug të Kontinentit të Zi janë 5,7 milion njerëz të infektuar me HIV dhe ka rreth 1.4 milion jetimë prej AIDS