Shqip
English
SHBA, motra lesbike, vëllai gay, martesë homoseksuale në një ditë
- Aug 08, 2011
- Ambasada Pink
NJU JORK-Vëlla e motër greko-amerikanë nga familja Bakola, formalizuan më në fund marrëdhëniet me partnerët e tyre të të njëjtit seks. Dasmat u zhvilluan në një ditë, menjëherë pas hyrjes në fuqi të ligjit, që lejon martesat midis homoseksualëve.
Erik 41 vjec dhe Ilis Bakola 39 vjec nga Bruklin, më 24 korrik formalizuan marrëdhëniet e tyre 12 vjecare, respektivisht me Michael Bonanno dhe Jenna Gkleizer.
Nëna e tyre u shpreh gjatë ceremonisë se "është e pabesueshme, një ëndërr u bë realitet. Tani fëmijët e mi do të kenë të njëjtat të drejta që ka çdo çift i martuar."
Erik ka thënë për shtypin se ishte tepër e vështirë për familjen dhe të afërmit që jetojnë në Greqi, të pranonin lidhjen e tij dhe të motrës, me partnerë të të njëjtit seks, pasi sipas tij janë tabutë që nuk i lejojnë njerëzit të shohin realitetin e gjërave".
Motra Ilis tha për një gazetë që mbron të drejtat e homoseksualëve: "Ne shpresojmë që shtetet e tjera të SHBA-të ndjekin shembullin e Nju Jorkut. "
Ilis Bakola ka një pozicion drejtues në një firmë për reklamat online, ndërsa gruaja Jenny nga Long Island është një avokate dhe menaxhere e projektit në një organizatë jo-fitimprurëse, për gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit.
Eric është kreu i talenteve në kompaninë e marketingut dhe burri i tij, Michael Bonanno, 34 vjec me origjinë italiane, është arkitekt.
(d.b/BalkanWeb)
08 Gusht 2011 - 18:05 | Rajoni
NGA: ANILA JOLE














