Steven Davies: Jam homoseksual dhe i lehtësuar që po ia them gjithë botës

Lojtari 24 vjecar i kriketit Steven Davies është i pari sportist profesionist i lojës së kriketit që e pranon hapur homoseksualitetin e tij.

Madje është i treti sportist profesionist që e deklaron publikisht orientimin e tij seksual pas Thomas, një ylli të regbi dhe futbollistit Justin Fashanu i cili vdiq në vitin 1998.

Gjatë leximit të kësaj deklarate, Davis u shpreh se ndihet "rehat e në paqe me atë që është".

"Ndihem i lumtur që mund t'i tregoj botës atë që jam", tha ai.

"t'ju them të drejtën", shtoi ky sportist, "ndihem shumë i lehtësuar që po tregoj hapur orientimin tim seksual, madje nëse do më jepej mundësia të ndihmoja një person tjetër që të ndihet në rregull me orientimin e vet seksual, atëherë ju siguroj se për këtë do bëja gjithcka".

Trajneri i Anglisë Andy Floëer pohoi se kishte qenë në dijeni të orientimit seksual të Davies e duke komentuar këtë aspekt të jetës private të sportistit theksoi se "kjo është një cështje që i takon vetëm atij" dhe shtoi se "ky fakt nuk e pengon absolutisht atë që të arrijë majat më të larta në sportin ndërkombëtar".

Davies vazhdoi: "Paska qenë gjëja më e mirë për t'u bërë. Nuk e keni idenë se sa mirë dhe sa i lehtësuar ndihem".

Për më shume info, lexoni:

http://www.metro.co.uk/sport/football/856755-cricketer-steven-davies-adm...

Mbështetësit Dhe Partnerët