TIRANA priti Marshimin e Krenarisë së LGBTI

   Pas dy vitesh, ngjyrat e LGBTI rikthehen në kryeqytetin e Shqipërisë nën moton: “Ne Jemi Familje!” Pandemia Covid 19, kishte mbyllur të gjitha takimet, përfshirë edhe marshimet e krenarisë!

Tiranë, 21 Maj 2022 – Me sloganin “Ne jemi familje” dhe për herë të parë të gjitha organizatat LGBTI në Shqipëri të mbledhura bashkë, kanë mundësuar Marshimin e Krenarisë në Shqipëri. Gati 2 vite pas pandemisë, ky aktivitet, arrite të mbledhë bashkë qindar pjesëmarrës, mes të cilëve, jo vetën persona LGBTI, por edhe përfaqësues të ambsadave të huaja në Tiranë, mbështetës të të drejtave të LGBTI si edhe shumë qytetarë të tjerë aktivistë dhe aleatë.

Parada nisi nga Sheshi “Nënë Tereza“ në kryeqytet dhe u ndal përpara Kryeministrisë, godinë në të cilën u shpalos flamuri shumëngjyrësh dhe aktivistët kërkuan nga ky institucion mbështejejn e personave LGBTI në Shqipëri.  

Slogani që shoqëroi të gjithë paradën PRIDE 2022, “Ne Jemi Familje”, kërkoi të përçonte mesazhin për publikun se të gjitë personat LGBTI që dëshirojnë të ndërtojnë familje, duhet të gëzojnë të njëjtat të drejta me të gjitha familjet shqiptare.

Altin Hazizaj, Presidenti i Ambasadës PINK në Tiranë, deklaroi së qëllimi i këtij aktiviteti është ndërgjegjësimi për të drejatt e komunitetit LGBTI në vendin tonë. “Duhet të hapim të gjithë “dyert dhe dritaret e mëndjes”, për të drejtat e komunitetit LGBTI dhe për të drejtat e familjeve. Jetojmë në qytete europiane dhe duhet të sillemi si europianë. Gjithmonë Gjuha e urrejtjes ka fokusuar personat LGBTI në Shqipëri dhe lufta me bazë gjinore është e vjetër tashmë. Bazuar në këtë situatë, Ambasada PINK në Tiranë, solli vetëm një ditë më parë një mekanizëm kombëtar të ri raportues të Gjuhës dhe Krimeve të urrejtjes.”- tha Hazizaj.

Marshimi i Krenarisë, organizohet çdo vit në të gjitha kryeqytetet e botës, për ti dhënë mundësi të gjithë personave LGBTI të shfaqen pa frikë në hapësirat publike dhe të shfaqin haptazi dhe pa komplekse identitetin gjinor dhe orientimin e tyre seksual.

PRIDE 2022 në Tiranë u mbyll me festime dhe me një koncert të disa prej këngëtarëve shqiptarë që dolën në mbështetje të personave LGBTI në Shqipëri.

 

Për më shumë info, kontaktoni:

Ambasada PINK

E-mail: pink@pinkembassy.al

Mbështetësit Dhe Partnerët