FESTIVALI 10-të I DIVERSITETIT NË SHQIPËRI

   Zgjidhen “30 Personat e Vitit” për të drejtat e komunitetit LGBTI në Shqipëri

Tiranë 10 Maj 2019 - Ambasada Pink në Shqipëri në bashkëpunim me Fushatën Të Lirë & Të Barabartë e OKB-së, Shtëpia e të Drejtave të Njeriut dhe CRCA / ECPAT Shqipëri së bashku me anëtarët e komunitetit, partnerët dhe miqtë tanë hapën zyrtarisht Festivalin e 10-të të Diversitetit për të Drejtat LGBTI në Shqipëri.

Festivali i Diversitetit është eventi i parë që u mbajt në një shesh publik në Shqipëri dhe që me kalimin e kohës është kthyer në traditë për fillimin e Javës IDAHO në Shqipëri, Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë. Që nga fillimi i tij 10 vjet më parë, në eventet e festivalit kanë marrë pjesë më shumë se 10,000 njerëz në të gjithë Shqipërinë! Festivali si zakonisht sjell dhe Panairin e Diversitetit, ku OJF-të, partnerët dhe miqtë e ndajnë punën, materiale dhe informacione mbi të drejtat e njeriut në Shqipëri!

Fushata Të lirë dhe e barabartë "Unë jam fëmija yt" e OKB-së ndan me pjesëmarrësit, qytetarët dhe me mediat përditësimet e tyre nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, si dhe materiale të reja sensibilizuese të prodhuara për të mbështetur fushatën në Shqipëri.

Nderkohë që Ambasada Pink për të pestin vit radhazi publikoi Çmimin Kombëtar "30 Persona të Vitit 2019 për të Drejtat LGBTI" për njerëzit dhe personalitetet që përmes punës së tyre, profesioneve, aktivizmit dhe angazhimit kanë dhënë mbështetje dhe kanë ndërgjegjësuar publikun për të drejtat LGBTI.

Organizatat, grupet, komunitetet e ndryshme, do të marshuan bashkarisht për të kërkuar respektim të të drejtave të njeriut për komunitetin LGBTI. Ata së bashku morën flamurin LGBTI dhe marshuan përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit në mbështetje të komunitetit LGBTI në Shqipëri.

Mbështetësit Dhe Partnerët