FreePress: Ja çdo të thotë të jesh homoseksual në Shqipëri

Revista e përjavshme FreePress i kushton në numrin e saj të fundit plot 3 faqe çështjes së të drejtave të komunitetit LGBT në Shqipëri.
Kjo revistë, tashmë e njohur, publikon në këtë numër një intervistë me një pjestar të këtij komuniteti në Tiranë i cili tregon për të gjitha vështirësitë që i duhet të hasë çdo ditë në mënyrë që të jetojë lirshëm historinë e dashurisë me parterin e vet. Ai tregon për impaktin që pati në familjen e tij pohimi që u bëri familjarëve: “Unë jam homoseksual”.

FreePress boton më tej në numrin e saj të fundit një intervistë me drejtorin e LGBT PRO Shqipëri/PINK Embassy i cili flet në mënyrë të detajuar për punën që kjo Ambasadë e veçantë po bën aktualisht në Shqipëri për të promovuar të drejtat e popullatës LGBT si pjesë e të drejtave themelore të njeriut.

Më poshtë ju ftojmë të lexoni materialin e plotë të botuar nga FreePress (5-11 Shkurt 2011)

Sa i paragjykuar ndihet komiteti homoseksual në vendin tonë? Si i kanë këta persona marrëdhëniet me familjarët. Ne kemi pyetur një prej personave që i përket këtij komuniteti. 20-vjeçari na tregon se kur e kuptoi që ishte homoseksual, si e priti familja dhe miqtë e tij këtë fakt.

Interviste me nje pjestar te komunitetit LGBT ne Tirane i cili frekuenton Ambasaden Pink:

Kur e kuptuat që ishit homoseksual?
Që në moshën e pubertetit. Kur ?llova të kisha dëshirat dhe fantazitë e para.

Familjarët tuaj e dinë prirjen tuaj seksuale?
Po! I kam venë në dijeni të këtij fakti disa muaj më parë.

Si e pritën familjarët tuaj kur ju u thatë që jeni homoseksual?
Shumë keq! Ata mendonin se ishte diçka kalimtare dhe duke u bazuar tek deklaratat e një deputeti “të nderuar”, (i cili është njëkohësisht edhe mjek), kishin bindjen se unë “do të shërohesha”. Si prindër ishin të pirur të projektonin “fajin” apo “përgjegjësinë” e homoseksualitetit tim tek të tjerët dhe njëkohësisht ndiheshin në mënyrë të padrejtë fajtorë sepse mendonin se kjo vinte si pasojë e diçkaje që ata nuk e kishin bërë mirë në edukimin tim.

Si janë marrëdhëniet tuaja me familjarët tani?
Mbajmë rezerva dhe distancë në shumë momente. Ata janë akoma në përpjekje për të pranuar homoseksualitetin tim ndërkohë që unë ndihem shumë mirë me ketë pasi jam i vendosur tu jap të gjithë kohën për të cilën do të kenë nevojë.

Jetoni në familje tani apo në shtëpi më vete?
Jetoj me partnerin tim dhe jemi shumë të lumtur.

Sa e vështire e keni që të tjerët tu pranojnë kështu si jeni?
Personat, të cilët janë në dijeni të orientimit tim seksual janë rrethi im shoqëror dhe duke qenë që kam një shoqëri shumë të zgjedhur, nuk kam pasur probleme që të me pranojnë dhe të më duan.

A ndiheni të diskriminuar dhe sa?
Ndihem shumë i diskriminuar, por jo nga ata persona që për efekt injorance paragjykojnë homoseksualitetin. Ndihem i diskriminuar nga ata intelektualë, të cilët vazhdojnë ta konsiderojnë sëmundje edhe pse Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka hequr nga lista e sëmundjeve që në vitin 1973 .

Më thoni një moment që jeni ndjerë më keq për faktin që jeni gay?
Në moshën 16 vjeçare. Ndjeja një presion psikologjik të fortë sa herë dëgjoja të ?itej për homoseksualitetin si të ishte një krim.

Si ndiheni kur të tjerët u shohim me një sy ndryshe?
Ndjej keqardhje për mungesën e informacionin që kanë ata persona që më shohin me një sy ndryshe.

Si sillen të tjerët me ju kur e marrin vesh që ju jeni homoseksual. A ndryshon sjellja e tyre?
Në grup (përgjithësisht meshkujt) mbajnë një qëndrim sa më të ftohtë sepse druhen nga fakti që mund t’i paragjykojë pjesa e tjetër e grupit. Ndërkohë që kur je vetëm me ta, çdo gjë është shumë në rregull, je shoku që ke qenë gjithmonë dhe janë shumë të mirëkuptueshëm.

Pse keni vendosur që të vini në këtë ambasadë?
Për të bërë maksimumin tim për të ndihmuar veten dhe të tjerët. Dhe kur them të tjerët nuk nënkuptoj vetëm pjesëtarët e komunitetit LGBT, por edhe të gjithë ata persona heteroseksuale, të cilët në mungesë informacioni kanë frikë së mos homoseksualiteti është sëmundje ngjitëse.

Sa të mbrojtur jeni ju ne jetën e përditshme nga personat që ju u urrejnë ose ju kane fobi?
Zotëroj informacionin e duhur që në momentin që hasem me persona të tillë t’i bëj të kuptojnë që të jesh homoseksual nuk përbën asnjë problem e asnjë rrezik. Lesbike, gej, biseksuale, transgjinore apo heteroseksuale, kemi lindur të gjithë për të dhuruar dhe për të marre dashuri, dhe kjo është një e drejtë që nuk mund të na e mohojë askush.

 

***

 

I huaj në vendin tënd!

Si duhet të ndjehet një njeri që është homoseksual në Tiranë? Shumë njerëz e shtrojnë këtë pyetje. Ambasada Pink është streha e tyre. Ne kemi pyetur Kristi Pinderin, një prej personave më të angazhuar në këtë drejtim për të na rrëfyer sa e vështirë është beteja e një homoseksuali në vendin tonë.

Intervistë me Kristi Pinderin, drejtor i LGBT PRO Shqipëri/PINK Embassy

Ambasada pink, pse ky emër?
Pse jo? (qesh). PINK ka qenë një ngjyrë shumë në modë për meshkujt përpara Luftës së Dytë Botërore. Gjatë asaj lufte Pink u shndërrua në një ngjyrë që personi?konte komunitetin gej. Në kampet e përqendrimit Pink ishte ngjyra e trekëndëshit që u vendosej në veshje homoseksualëve të internuar. Sot, Pink është një ngjyrë e lidhur ngushtësisht me lëvizjet feministe. Për të gjitha këto arsye ne vendosëm ta quanim pikërisht Ambasada Pink.

Pse “ambasadë”?
Sepse teorikisht dhe praktikisht ambasadat përfaqësojnë interesat e vendit të tyre në një vend të huaj. Shqipëria në njëfarë mënyrë është një vend “i huaj” dhe aspak miqësor me komunitetin LGBT. Ambasada PINK përfaqëson interesat e këtij komuniteti. Kush ishte motivi që u shtyu për të bërë ambasadën pink? Ajo që nisa t’ju shpjegoja më lart. Komuniteti LGBT (lezbike, gej, biseksuale, ransgjinor) në Shqipëri është një komunitet i nënpërfaqësuar, madje i papërfaqësuar fare deri para pak muajsh. Ky komunitet përjeton një diskriminim agresiv, dhe të tejskajshëm. Herë haptazi, e herë të fshehur. Nuk ka të dokumentuar në Shqipëri raste të dhunës ekstreme ndaj këtij komuniteti e me të drejtë dikush mund të thotë se kjo tregon që nuk ka diskriminim ndaj këtij komuniteti. Kjo nuk është e vërtetë! Fakti që nuk i kemi dokumentuar dot deri më sot këto raste, jo detyrimisht nënkupton se nuk ka dhunë e diskriminim ndaj popullatës LGBT. Përpara pak kohësh teksa po shpjegonim para ushtarakëve më të lartë të ushtrisë shqiptare që homoseksualët dhe lezbiket duhet të lejohen të japin kontributin e tyre në ushtri, një deputete e Kuvendit u ngrit e tha: epo ne nuk kemi homoseksualë në ushtri! Ky është rasti tipik tregon sesi një homoseksuali i tregohet në këtë vend që mund të jetë kushdo e të bëjë ç’të dojë mjafton që të mos tregojë se është homoseksual. Kjo nuk është e drejtë dhe duhet të ndryshojë.

Cili është synimi juaj?
T’u dëshmojmë njerëzve se homoseksualët janë anëtarë të respektuar e të çmuar të shoqërisë shqiptare e se orientimi i tyre seksual nuk mund dhe nuk duhet të përbëjë motiv për të diskriminuar këtë popullatë që ndodhet ngado: në ushtri, në politikë, në art, në biznes, në gazetari, në kulturë, në arsim, shëndetësi e ngado.

Sa e njeh ky komunitet këtë ambasadë? A e dinë se ekziston?
Na kontaktojnë në faqen tonë në internet www.pinkembassy.al, na vizitojnë çdo ditë pasi ne çdo ditë kemi nga një event social të ndryshëm, na marrin në telefon, na përgëzojnë në Facebook apo në të gjitha rrjetet sociale. Komuniteti e njeh tashmë Ambasadën. Patjetër që jo çdo anëtar i këtij komuniteti e ka të lehtë të vijë tek ne, pasi duhet të kuptoni që ka një proces të brendshëm psikologjik dhe shoqëror të çdo pjesëtari të këtij komuniteti që ka të bëjë me pranimin e vetes së vet ashtu siç është, pastaj me kthjelltësimin e identitetit të vet e në fund me arritjen e një qetësie e balance të shëndetshme për ta jetuar seksualitetin e vet në mënyrë të lirë e duke u ndjerë krenar. Që të vish në ambasadën Pink në njëfarë mënyrë do të thotë që të kesh ?lluar ta pranosh veten e të jesh në një fazë të përparuar të procesit që ne e quajmë “coming out”. Jo të gjithë ndihen mirë me orientimin e tyre seksual apo me identitetin gjinor pasi kane frikë nga ajo që ju shpjegova më lart në lidhje me heteronormativitetin e një shoqërie të padrejtë dhe jo gjithmonë të sinqertë...

Çfarë keni bërë ju për ta njohur njerëzit këtë qendër?
Edhe kjo intervistë është në njëfarë mënyrë një hap më tej që ne po bëjmë për të mbërritur te ky komunitet, kudo qoftë ai e që tani po sh?eton “Free Press”...

A kemi kontakte me lëvizje jashtë vendit tonë?
Nëse po pyesni se a kemi kontakte me lëvizje të tjera për të drejtat e njeriut jashtë Shqipërisë, atëherë përgjigja është po. Në muajin dhjetor në ftuam në Tiranë disa prej aktivistëve më të njohur për të drejtat e LGBT në Ballkan. Kishim aktivistë që kanë luftuar e kanë rrezikuar shumë nga Beogradi, nga Zagrebi, nga Podgorica, etj. Situata është më e mirë në Kroaci, por edhe atje ka shumë punë për tu bërë. Ka shumë probleme në Serbi dhe besoj shembulli më i mirë që e vërteton këtë është parada e fundit gay atje ku komuniteti u rrezikua nga akte dhune dhe rrugaçërie ekstreme. Në Mal të Zi ka ende shumë pak mundësi për këtë komunitet, ashtu si dhe në Shqipëri. Pra, situata është e ndryshme nga vendi në vend, por ne besojmë se përmes përpjekjeve të përbashkëta, përmes solidaritetit me njëri tjetrin, mund ta bëjmë të jetueshëm edhe këtë cep të botës, për komunitetin LGBT.

Sa persona vijnë në këtë ambasadë?
Nëse po tentoni të përdorni ndonjë metodologji për të nxjerrë ndonjë numër apo statistikë, ju këshilloj të mos e bëni se është e pamundur. Ajo që për ne ka rëndësi nuk është vetëm numri i personave që përmes punës sonë mund të ?llojnë të bëjnë një jetë më të mirë. Sikur edhe një individ i vetëm të kishte nevojë për ne, ne do të ishim aty ku edhe jemi sot. Ka të rinj sot jashtë Tiranës që jetojnë një jetë ferr për shkak të orientimit të tyre homoseksual. Ka pasur raste kur ata janë braktisur e janë lënë në mes të të katër rrugëve. Veç kësaj të gjitha studimet e fundit në Evropë kanë treguar se adoleshentët e komunitetit LGBT kanë disa herë më shumë se adoleshentët e tjerë prirjen për vetëvrasje, pikërisht për shkak të këtij heteronormativiteti të shoqërisë njerëzore që në fakt, është një “normativitet” që është klasi?kuar me vite jo për të lejuar ndërtimin e një shoqërie të shëndetshme, por për ta shtypur shoqërinë e për ta bërë atë të varur nga ca parime e norma që jo detyrimisht janë të drejta sot, në vitin 2011. Për shembull: për çfarë arsye dy partnerë meshkuj apo dy partnere femra të cilët/të cilat bashkëjetojnë e ndajnë me njëri- tjetrin gjithçka, të mirë apo të keqe që kanë, nuk u dashka që edhe ligjërisht t’i gëzojnë këto të mira të përbashkëta e bashkë me to të marrin mbi supe edhe të gjitha përgjegjësitë që vijnë rrjedhimisht nga një bashkëjetesë?!

Atëherë në cilat vlera besoni ju?
Ne besojmë se të gjithë njerëzit lindin të barabartë në të drejta dhe në dinjitet. Besojmë se të drejtat e komunitetit LGBT (Lezbike, gej, biseksualë, transgjinore) janë të drejta të njeriut. Besojmë gjithashtu se çdo individ pavarësisht orientimit seksual apo identitetit gjinor duhet të jetë i barabartë në shanse dhe mundësi për të garantuar cilësinë e jetës. Këto shanse duhet të jenë të njëjtat shanse që shoqëria i ofron kujtdo pjesëtari tjetër të vet. Dhe së fundmi, besojmë se homofobia mund të luftohet e mbi të mund të ?tohet përmes një pune informuese dhe përmes shembujve pozitive.

Mbështetësit Dhe Partnerët