Me rastin e 1 Qershorit, Ditës së Femijëve, mbi 200 përfaqësues dhe organizata të shoqërisë civile manifestuan nën moton: “Femijë të shëndetshëm, të mbrojtur dhe të arsimuar! Koha për të marrë përgjegjësi!”
1 Qershor 2017 – Në Ditën e Femijëve, për herë të parë në historinë moderne të Shqipërisë, organizatat dhe aktivistët për të drejtat e femijëve marshuan sot përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nën moton: VEPRO! Femijë të shëndetshëm, të arsimuar dhe të mbrojtur! Koha për të marrë përgjegjësi!