Tiranë, 15 Maj 2020 – Ambasada PINK dhe CRCA/ECPAT Shqipëri dorëzuan sot pranë Kuvendit të Shqipërisë, propozimet e tyre për shtesa dhe ndryshime në Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Ky ligj, është i një rëndësie të veçantë për të dyja organizatat, pasi kanë qenë propozuese dhe mbështetëse të miratimit të tij në vitin 2010.