Lajme

8.5% e zyrtarëve vendore mendojnë se personat LGBT duhet të marrin shërbime veçmas të tjerëve ose të destinuara vetëm për ta; 36 % e zyrtarëve publikë pranuan se njihnin një person LGBT. 42% e zyrtarëve publikë janë pro martesës në gjini të njëjtë, 34% mendojë se kanë të drejtë të krijojnë familje dhe 68% mendojnë se janë qytetarë si gjithë të...
15 Mars 2016 – Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipëri në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë dhe Qendrën e Informimit të Bashkimit Europian në Vlorë hapën në mjediset e kësaj të fundit ekspozitën “Shija e Lirisë”, e para me tematikë LGBTI në qytetin bregdetar. Një grup i aktivistëve PINK menduan të realizojnë një ekspozitë ku përmes fotografive amatoriale...
Në datën 11 Mars 2016 Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipëri zhvilloi leksion ndërgjegësues pranë Fakultetit të Shkencave  Natyrore dhe Humane të Universitetit të Korçës.   Aktiviteti u zhvillua në bashkëpunim me Fakultetin dhe  u ndoq nga studentë të degës Filozofi Sociologji. Në trajnim studentët mundën të njihen gjerësisht me konceptet LGBTI,...
26 Shkurt 2016, Tiranë - Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipëri zhvilloi ditën e sotme një sesion informues për tematikën LGBTI me psikologë dhe punonjës socialë të Linjës Kombëtare të Telefonit të Fëmijëve dhe të rinjve – ALO 116 mbi këshillimin dhe ndihmën për të rinjtë dhe adoleshentët viktima të ngacmimit dhe bulizmit homofobik dhe transfobik. ...
 Hapet Fushata: “Une Jam në Paradën e Tiranës, Po Ti?” Shkurt 2016 – Ambasada PINK / LGBT Pro hapi sot zyrtarisht fushatën e saj nën moton “Une Jam në Paradën e Tiranës , Po Ti?” me synimin të mobilizojë institucionet, organizatat dhe qytetarët shqiptarë të bashkohen me datë 25 shtator 2016 në Marshimin e 3-të të Krenarisë, TIRANA PRIDE 2016....
Shkodër, 17 Shkurt 2016 - Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipëri me mbështetjen e Bashkimit Europian zhvilloi ditën e sotme leksionin për tematikën LGBTI me mësuesit dhe psikologët e Shkollave të Mesme të Përgjithshme të qytetit të Shkodrës. Trainimi u zhvillua me mësues të shkencave shoqërore, të natyrës dhe psikologë të këtyre shkollave. Ky trainim...
3 Shkurt 2016, Elbasan – Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipëri me mbështetjen e Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut dhe në bashkëpunim me Universitetin e Elbasanit ‘Aleksander Xhuvani” zhvilloi pranë mjediseve të universitetit një leksion të hapur me afërsisht 100 studentë të vitit të dytë të shkencave të edukimit dhe...
29 Janar 2016, Vlorë - Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipëri me mbështetjen e Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut zhvilloi sot në sallën e shkollës së mesme “Ali Demi’ trainimin “Të drejtat LGBTI dhe mbrojtja nga bulizmi”. Trainimi u zhvillua me mësues të shkencave shoqërore e të natyrës dhe psikologë të shkollave të mesme të...
25 Janar 2016, Tiranë – Përfaqësues të Ambasadës PINK prezantuan tematikën LGBT në një trajnim me të njëjtën temë për stafin e Korpusit të Paqes në Shqipëri. Ky i fundit është një shërbim ndërkombëtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i cili dërgon vullnetarë në çdo vend të botës, për të ofruar ndihmën dhe mbështetjen e tyre, prezantuar...
Korcë, 22-28 Dhjetor 2015. Në kuadër të Festivalit të Diversitetit, Ambasada Pink në bashkëpunim me Bashkinë e Korcës, hapen Ekspozitën “Shija e lirisë” me fotografi nga demonstrata dhe aktivitete të Shoqërisë Civile në Shqipëri dhe në Botë. Kjo ekspozitë e kuruar nga Artan Karoli qëndroi e hapur për një javë në Qendrën Ndërkulturore Korcë, për...
Ambasada Pink dhe Open Mind Spectrum Albania (OMSA) në kuadër të javës të të Drejtave të Njeriut, shfaqen filmin me titull “Historitë e jetëve tona”, tek Qendra Rinore në rrugën e Kavajës. Filmi sjell historitë e disa të rinjve afrikanë me orientime të ndryshme seksuale dhe vështirësitë sociale që kalojnë për shkak të këtyre orientimeve. Të...
Tiranë, 9 Dhjetor 2015 - Ambasada PINK / LGBT Pro në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës zhvilloi pranë Sallës Metropol të Hotel Tirana International trajnimin një ditor “Konceptet LGBTI dhe Ofrimi i Shërbimeve Miqësore”. Aktiviteti i cili zhvillohet në kuadër të iniciativës “Përmirësimi i jetës së personave LGBT në nivel lokal/komunitar” me...
Bruksel 16-17 Nëntor - Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipëri raportoi javën e kaluar në Bruksel mbi situatën e komunitetit LGBTI në Shqipëri. Në një tur vizitash pranë institucioneve më të rëndësishme të Bashkimit Europian, të cilat punojnë drejtpërsëdrejti mbi zgjerimin, PINK parashtroi kërkesat e komunitetit LGBTI të Shqipërisë si dhe raportoi...
Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipëri, Shtëpia e të Drejtave të Njeriut në Shqipëri (HRH) dhe Open Mind Spectrum Albania (OMSA) i kanë kërkuar Ministrit të Drejtësië Z. Ylli Manjani dhe Parlamentit të Shqipërisë që të njohin të drejtën e çifteve të të njëjtit seks për të gëzuar të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga bashkëjetesa duke ndryshuar nenet...
Korçë, 5-6 Nëntor – Ambasada PINK zhvilloi në datat 5 dhe 6 Nëntor raundin e dytë të trainimeve me punonjësit dhe specialistët e Bashkisë Korçë, Drejtoritë Rajonale të Shëndetit Publik, Shërbimit Social, Policisë etj si dhe me punonjësit psiko-socialë dhe mësuesit e shkollave të mesme të qytetit.  Rreth 60 ekspertë morrën informacion të detajuar...
7 Tetor 2015 - Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipëri zhvilloi në datat 1, 5 dhe 6 Tetor leksionet e para për tematikën LGBTI me mësuesit e Shkollave të Mesme të Përgjithshme “Abdulla Keta”, “Besnik Sykja” dhe “Aleks Buda” në qytetin e Tiranës. Trainimet u zhvilluan me mësues të shkencave shoqërore e të natyrës dhe u ndoqën nga rreth 50 mësues të...
Përshkrimi: Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipëri kërkon të punësojë me kohë të plotë, një koordinator pranë zyrës së saj në kuadër të Projektit “Përmirësimi i jetës së personave LGBT në nivel lokal”. Koordinatori do ti bashkohet ekipit ekzistues dhe do të koordinojë aktivitetet me disa nga institucionet kryesore qeverisëse dhe arsimore të qyteteve...
Pozicioni:  Koordinator/e Trainimesh Përshkrimi: Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipëri kërkon të punësojë me kohë të plotë, një koordinator/e pranë zyrës së saj në kuadër të Projektit “Përmirësimi i jetës së personave LGBT në nivel lokal”. Koordinatori/ja do ti bashkohet ekipit ekzistues dhe do të lehtësojë trainimet, studimet dhe aktivitetet...
Martë, 14 Korrik 2015 – Në një gjykim historik të javës së kaluar, Gjykata e Apelit të Napolit në Itali, urdhëroi regjistrimin e martesës së dy grave franceze duke përfshirë këtu njohjen e të drejtave që burojnë nga martesa. Gjykata vendosi se “nuk ka dyshim që mos-regjistrimi nga ana e autoriteteve italiane të martesës së dy grave franceze, i...
28 Qershor 2015 – Marshimi i 13të i Krenarisë në Stamboll u ndërpre ditën e djeshme dhe pjesëmarrësit të cilët ishin me mijëra u sulmuan nga Forcat e Policisë nën komandën e Qeverisë Lokale të Stambollit.  Ndërkohë që për 12 vjet rrjesht kjo Paradë është zhvilluar me sukses dhe pa asnjë problem, këtë herë personat LGBTI dhe aleatët e tyre u...

Pages

Mbështetësit Dhe Partnerët