Lajme

Being trans in Albania. Te jesh trans ne Shqiperi
Të jesh transgjinor është të jesh i burgosur i ndërgjegjes!   Nga: Altin Hazizaj   Të jesh transgjinor në Shqipëri nuk ka qenë kurrë e lehtë! Njëherë e një kohë vrasja e tyre pranohej si "normale", në ditët e sotme prostitucioni i tyre për mbijetesë konsiderohet si një normë. Shpesh, e kam pyetur veten, si është të jesh transgjinor dhe të jetosh...
   Ambasada PINK Shqipëri me mbështetjen e Këshillit të Europës, realizojnë ekspozitën e parë fotografike të personave transgjinorë   Tiranë, 21 Maj 2021 –Personat transgjinorë në Shqipëri thyejnë barrierat dhe për herë të parë të guxojnë të sjellin realitetin e tyre nëpërmjet fotografive. Të papranuar nga shoqëria, shpesh të harruar, të dhunuar...
   Në Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë, Ambasada PINK bën publik Raportin 10-vjeçar të shkeljeve të të drejtave të njeriut të personave LGBTI në Shqipëri. Raporti thekson se pavarësisht përmirësimeve në shumë fusha, gjendja e personave LGBTI, sidomos transgjinorëve, është tepër e rëndë dhe në shkelje të plotë të të...
   PINK: Heshtja dhe mosreagimi i ligjvënësve shqiptarë shkel të drejtat e personave LGBTI!     Tiranë, 31 Mars 2021 - Dita Ndërkombëtare e Vizibilitetit Transgjinor, risjell në vëmendje edhe njëherë nevojën e domosdoshme të ndryshimeve ligjore që duhet të bëhen për përmirësimin e situatës së personave LGBTI. Shqipëria prej kohësh ka firmosur e...
   Historia që keni mundësi të lexoni më poshtë, është një ngjarje e vërtetë e një burri gay i cili jetonte në një vend që nuk i pranonte aspak prirjet e tij seksuale. Duket një realitet i jetuar për vite të tëra në Shqipëri, nga regjimi komunist që jo vetëm nuk e lejonte terminologjinë mbi homoseksualitetin, por madje edhe jepte dënime shumë të...
Tiranë, 10 Nëntor 2020 – Ambasada PINK në Tiranë dhe Fondacioni Gjerman Heinrich Böll Stiftung organizuan Forumin “Plani i ri i Veprimit për personat LGBTI në Shqipëri: Mësimet dhe rekomandime!” Ky Plan është hartuar nga Ambasada Pink Shqipëri në konsultim me të rinj e të reja, organizata të shoqërisë civile si dhe ekspertë të fushës së të...
   Shqipëria, vijon të diskriminojë haptazi personat LGBTI nga barazia në bashkëjetësë dhe martesë   Tiranë, 21 Shtator 2020 – Ambasada PINK në Shqipëri, kërkoi zyrtarisht që personat LGBTI të gëzojnë të drejtën e birësimit të fëmijëve dhe barazisë në martesë. Nisur nga propozimet që Ministria e Drejtësisë ka paraqitur për konsultim së fundi për...
   I nderuar z. Meta, Ambasada PINK dhe Shtëpia e të Drejtave të Njeriut në Shqipëri (HRH) me anë të kësaj kërkese të hapur, drejtuar Presidencës së Republikës së Shqipërisë, kërkon të shprehë qëndrimin dhe propozimin e saj lidhur me një shtresë të harruar të të dënuarve në burgjet e periudhës së komunizmit, personave që në atë kohë janë dënuar...
Vendimi më i fundit i Urdhërit të Psikologut e rendit Shqipërinë në vendin e 6-të në Europë që zbaton këtë masë në mbrojtje të personave LGBTI   Tiranë, 17 Maj 2020 – Urdhri i Psikologut në Shqipëri, vendosi sot të ndalojë terapinë e konvertimit që psikologët në vend aplikonin ndaj personave LGBTI, duke e bërë vendin tonë një ndër vendet e para...
   Ambasada PINK i dorëzon Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore në Republikën e Shqipërisë rekomandimin “Për njohjen dhe respektimin e të drejtave politike të personave LGBTI” Tiranë, 9 Qershor 2020 – Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, vijon të mos përfshijë në vetvete gëzimin e të drejtave politike për të qënë të zgjedhur, apo...
   Ambasada PINK çon flamurin LGBTI në institucionet kryesore, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë dhe Transfobisë   Tiranë, 17 Maj 2020 – Sot në mëngjes, Ambasada PINK, së bashku me organizatat e saj partnere, organizuan Marshimin e 11-të të Krenarisë LGBTI, një event i përvitshëm që zhvillohet për të ndërgjegjësuar publikun mbi...
Tiranë, 15 Maj 2020 – Ambasada PINK dhe CRCA/ECPAT Shqipëri dorëzuan sot pranë Kuvendit të Shqipërisë, propozimet e tyre për shtesa dhe ndryshime në Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Ky ligj, është i një rëndësie të veçantë për të dyja organizatat, pasi kanë qenë propozuese dhe mbështetëse të miratimit të tij në vitin 2010. Ekspertët e CRCA...
Bruksel, 19 Dhjetor 2019 – Anëtarët e Parlamentit Europian, shprehin shqetësimin e tyre mbi mos-hapjen e negociatave nga ana e BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas tyre ky bllokim i këtij procesi do të ndikojë negativisht edhe në respektimin e të drejtave të njeriut, sidomos për grupet LGBTI. Më poshtë gjeni letrën që 34 anëtarët e...
DEKLARATË PËR SHTYP - Presidenti i Shqipërisë të ushtrojë Faljen e Dënimit për të gjithë personat LGBTI të dënuar gjatë kohës së komunizmit! Tiranë, 17 Maj 2019 - 17 Maji shënon çdo vit Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë dhe Transfobisë, duke ngritur zërin për të gjithë shkeljet e të drejtave të personave LGBTI kudo në botë. Ambasada PINK dhe...
Shqipëria renditet e para në Ballkanin Perëndimor për diskriminimin e personave LGBTI në aspekte jetësore, ndërsa 94 % e personave LGBTI fshehin orientimin e tyre seksual Tiranë, 10 Maj 2019 – Tirana, i bashkohet kryeqyteteve të Europës, duke organizuar Festivalin e 10-të Diversitetit, Marshimin e 4-t të Krenarisë (Tirana Pride 2019), duke hapur...
   Zgjidhen “30 Personat e Vitit” për të drejtat e komunitetit LGBTI në Shqipëri Tiranë 10 Maj 2019 - Ambasada Pink në Shqipëri në bashkëpunim me Fushatën Të Lirë & Të Barabartë e OKB-së, Shtëpia e të Drejtave të Njeriut dhe CRCA / ECPAT Shqipëri së bashku me anëtarët e komunitetit, partnerët dhe miqtë tanë hapën zyrtarisht Festivalin e 10-të...
ANYN dhe CRCA kërkuan Paktin Kombëtar për Rininë në Shqipëri, si mundësues strategjik i zgjidhjes së sfidave rinore Tiranë, 7 Dhjetor 2018 – Në kuadër të Ditës Kombëtare të Rinisë në Shqipëri, përfaqësues të qeverisë, deputetë, shoqëri civile dhe të rinjtë u mblodhën në një Forumi Kombëtar, më të madhin të organizuar për të rinjtë në Shqipëri. Në...
DEKLARATË PUBLIKE Tiranë, 12 Dhjetor 2018 – Organizatat e Shoqërisë civile me anë të kësaj deklarate publike duan të shprehin mbështetjen e tyre për kërkesën e studentëve për rritjen e buxhetit të arsimit në Shqipëri në masën 5 % të prodhimit të përgjithshëm bruto (PBB). Shqipëria investon vetëm 3.3% e PBB-së për arsimin, shifër kjo larg...
Fondacioni Erste, në kuadër të nismës së tyre “Kartolina nga Shqipëria”, bisedoi me Altin Hazizaj nga Ambasada PINK, një organizatë jofitimprurëse, që mbështet kauzën e komunitetit LGBT në Shqipëri, për ndryshimet që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit dhe pse 70% e mësuesve shqiptarë nuk besojnë në to! Çështjet që shqetësojnë komunitetin LGBT (...
Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri (CRCA) dhe Presidenti i Ambasadës Pink në Shqipëri, Altin Hazizaj, u përzgjodh nga gazeta e mirënjohor Financial Times dhe organizata Outstanding me qendër në Londër, një ndër 30 personat e vitit 2018 në kategorinë “Drejtues të Sektorit Publik për të Drejtat LGBTI“. E...

Pages

Mbështetësit Dhe Partnerët