Tiranë, 21 Tetor 2025 – Projektligji i ri “Për Barazinë Gjinore”, i paraqitur në Kuvendin e Shqipërisë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, riafirmon përkushtimin e Shqipërisë ndaj të drejtave universale, të pandashme dhe të patjetërsueshme të grave dhe burrave, vajzave dhe djemve, përmes prezantimit të një reforme të thellë ligjore të përputhur me kornizën evropiane dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, e domosdoshme për përparimin demokratik dhe ekonomik të vendit.
Slloveni, 4 Tetor 2022 - Kuvendi slloven miratoi sot me 48 vota pro dhe 29 kundër, ndryshimet në Kodin e Familjes, të cilat përcaktojnë se martesa është bashkim i përjetshëm i dy personave. Në të njëjtën kohë, ato lejojnë çiftet në seks të njëjtë të adoptojnë bashkërisht një fëmijë në të njëjtat kushte si bashkëshortët.
Në epokën dixhitale, fëmijët kanë nevojë për një burim të besueshëm të cilit mund t'i drejtohen me pyetje rreth dashurisë dhe seksit – dhe hulumtimet tregojnë se si prindërit mund ta bëjnë atë siç duhet.
Pas dy vitesh, ngjyrat e LGBTI rikthehen në kryeqytetin e Shqipërisë nën moton: “Ne Jemi Familje!” Pandemia Covid 19, kishte mbyllur të gjitha takimet, përfshirë edhe marshimet e krenarisë!
Studimet tregojnë se vetëm 3% e rasteve të gjuhës së urrejtjes raportohen!
Tiranë 20 Maj 2022 - Sot në mëngjes, Platforma Kombëtare ISIGURT.AL dhe Ambasada PINK prezantuan Platformën Kombëtare “RAPORTO: Gjuhën dhe Krimet e Urrejtjes”, në një event publik të mikëpritur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Takimi u organizua në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë dhe Festivalit të 13-të të Diversitetit, për shkak se komuniteti LGBTI në Shqipëri mbetet një ndër më të prekurit nga gjuha dhe krimet e urrejtjes.
Në kuadër të Javës së Festivalit të 13-të të Diversitetit dhe Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Lezbofobisë,. Bifobisë dhe Transfobisë, Ambasada PINK me mbështetjen e Këshillit të Europës, kanë hapur Ekspozitën lëvizëse, e cila do të shfaqet në disa nga qytetet kryesore në në Shqipëri.
Ambasada PINK Shqipëri hap Festivalin e 13-të të Diversitetit
Tiranë, 17 Maj 2022 – Ambasada PINK në Tiranë, komuniteti ndërkombëtar dhe organizatat në mbrojtje të të drejtave të njeriut, hapën sot Festivali e 13-të të Diversitetit për të Drejtat LGBTI në Shqipëri, një event i përvitshëm i organizuar nga PINK me partnerët e saj, Shtëpinë e të Drejtave të Njeriut dhe CRCA/ECPAT Shqipëri.
Ndërsa demokracia në Europë po vihet nën presion në rritje, Harta vjetore e ILGA-Europe Rainbow identifikon hapa përpara për të drejtat e LGBTI në disa vende.
IGLYO prezanton Raportin mbi arsimin gjithëpërfshirës 2022 për personat LGBTIQ në Shqipëri
Tiranë, 12 Maj 2022- Organizata Ndërkombëtare e të Rinjve dhe Studentëve LGBTI (IGLYO), prezantoi sot Raportin e saj të përvitshëm mbi situatën e të drejtave të të rinjve LGBTIQ në Europë. Raporti i vitit 2022 është fokusuar sidomos në problematikat e arsimimit gjithëpërfshirës që duhet të përshkojë të gjitha komunitetet për të respektuar dhe mbrojtur të drejtat e personave LGBTIQ.